Pas rastit të shqiponjës së kryqëzuar në Përmet, të tjera pamje të rënda tregojnë edhe njëherë abuzimin ekstrem që bëhet me kafshët në vendin tonë.

Sportistja Dorina Mema me anë të një video ka denoncuar, se një grua që jeton pranë Drejtorisë së Policisë te “Myslim Shyri“, konkretisht në një pallat me 17 kate, i keqtrajton qentë barbarisht.

Sipas saj, ajo merr në shtëpi qentë e rrugës duke u shfaqur si bamirëse, por ‘prapaskenat‘ janë të tmerrshme për kafshët e gjora.

Siç duket ngaVIDEO e publikuar, zonja bjonde e godet qenin me shqelma, ndërkohë që ndodhen në ashensor.

Përballë këtyre pamjeve brutale, autoritetet përkatëse duhet të marrin masa!