Publikohet video e konfliktit mes Rei Metës dhe ndërtuesit Armando Meshau, ditën e djeshme në Vlorë. Siç dallohet në pamjet filmike, 55-vjeçari Armando Meshau ndodhet i ulur në karrige përpara kompjuterit kur nis të debatojë me 33-vjeçarin Rei Meta.
https://youtube.com/shorts/BRbQFaJTVTI?feature=sharec
Në një moment Meshau e gjuan me grusht Metën në fytyrë, ndërsa ky i fundit i kundërpërgjigjet duke e qëlluar katër apo pesë herë në kokë.
Menjëherë pas kësaj, ndërtuesi Meshau nuk është ndjerë mirë në karrige deri sa ka rënë në tokë dhe ndërron jetë. Një djalë që besohet të jetë punonjësi është afruar për ta ndihmuar.
Në polici, Meta tha se shkak i sherrit ishte bërë një konflikt i vjetër për një shumë parash.
“Me Armandon kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe kam shkuar disa herë ta takojë e t’i kërkoja lekët që më kishte premtuar”, deklaroi ai në polici.