
Është arrestuar autori i krimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vushtri, ku u vra me armë zjarri 19-vjeçar, Ardit Zymeri.
Në pranga është vendosur bashkëmoshatari i tij, Bleon Dibrani.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një armë e gjatë.
Pas arrestimit, prokurori ka caktuar një masë ndalimi për të dyshuarin, shkruajnë mediat e Kosovës.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja si prova materiale.
Pamjet e ekzekutimit në rrugë të 19-vjeçarit, VIDEO e publikuar nga joq:
Ende nuk dihet nëse ky incident ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit, apo nëse ka ndonjë motiv tjetër.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 23 marsit rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku viktima është qëlluar për vdekje nga një person i dyshuar, Bleon Dibrani, po ashtu 19-vjeç.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, dhe se është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Vushtrrisë.