Një ngjarje tronditëse po aq dhe terrorizuese është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në një apartament në zonën e plazhit në Durrës.
Sipas asaj që joq ka publikuar rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, pastruesja dhevajza e saj kanë shkuar në banesën e një shtetaseje të cilën e kanë dhunuar para syve të fëmijëve të saj si dhe e kanë kërcënuar me këta të fundit.
Sipas asaj që gruaja ka pohuar gjithçka ka nisur ditë më parë, ku teksa ajo po hidhte mbeturinat, një prej qeseve i është grisur dhe ka bërë shkallët pis.
Qytetarja thotë se ka pastruar vetë shkallën, por sipas gruas pastruesja e ka ofenduar dhe sot i ka shkuar në banesë.
Përpos kësaj, pasi është veriosni i njërës palë, kjo ngjarje bëhet tronditëse për faktin se mëngjesin e sotëm në banesën e kësaj qytetareje ndodheshin në gjumë dhe 4 fëmijët e saj.
Duke mos marrë parasysh këtë fakt, pastruesja dhe vajza e saj e kanë sulmuar, madje kjo e fundit e ka kërcënuar gruan duke i thënë se: “Do të t’i shqyej fëmijët sapo t’i gjej”.
Pjesë nga debati:
Gruaja: Kam fëmijët e vegjël në gjumë. Kryej detyrën tënde. Kam 4 fëmijë në gjumë.
Vajza e pastrueses: As ma ndjen fare. Ik po të them, e di çfarë të bëj unë. Të shqyej moj, kë prek me dorë. Ti shqyej fëmijët kur t’ i gjej. Mos më prek me dorë. Të shqyej, të thera.
Gruaja: E more çupën.
Vajza e pastrueses: Çfarë do i bëjë ku*vë m***?
Gruaja: Çfarë edukte të paskan dhënë.
Vajza e pastrueses: Si edukata e dashnorëve të tu, ta shajnë time më. Unë kur t’i gjej fëmijët do t’i shqyej.