Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku shqiptari 45-vjeçar ka vrarë vajzën e tij të mitur.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në zonën e Foggia në Itali, ku Taulant Malaj ka qëlluar për vdekje vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar.

Mësohet se shqiptari punonte si bukëpjekës, ku pas krimit është arrestuar dhe se gjatë ngjarjes ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e tij e cila ndodhet në spital.

Shkak për vrasjen e vajzës është bërë momenti kur e mitura ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën e saj nga i ati, i cili donte ta vriste. Nga hetimet e para, policia italiane bën me dije se shkak për sherrin mes bashkëshortëve është bërë dyshimi për lidhje jashtëmartesore me 51-vjeçarin italian.