Personi që po shikoni në foto është Massimo De Santis, 51-vjeçari që u vra nga shqiptari Taulant Malaj.

De Santis ishte pronari i dy lokaleve me emrin ‘Jolly’, të njohura në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s.

51-vjeçari ishte gjithashtu kunati i politikanes italiane, Gisella Naturale, senatore e legjislaturës XVIII për Lëvizjen 5 Yjet.

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç.

Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari teksa futej në shtëpi, u përball në shkallë me italianin.

Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë.

Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht dhe në momentin që shqiptari i drejtoi thikën gruas, 16-vjeçarja u fut mes prindërve për të mbrojtur të ëmën.

Për rrjedhojë, 45-vjeçari e qëlloi me thikë të bijën duke e lënë të vdekur në vend. Gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur.