Qyteti i Cetinjes, në Malin e Zi është në zi. Re të zeza dhe një shi i fortë pushtoi qytetin, pikërisht para varrimit të viktimave të vrarë natën e parë të vitit nga Aco Martinoviç. Reshjet e dendura të shiut nuk i penguan qindra banorë të mblidhen në ceremoninë mortore, e cila u zhvillua jo shumë larg vendit ku u krye masakra. Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, familjarë, të afërm dhe banorë iu dhanë lamtumirën e fundit 12 viktimave mes tyre 2 fëmijë.

PAMJET- Re të zeza dhe rebeshe shiu në Cetinje, qindra njerëz me

Nga sulmi i armatosur i Aco Martinoviç, mbetën 12 të vdekur dhe 4 të plagosur. Martinoviçi e filloi krimin në një restorant në Velestovë afër Qendrës Sportive. Pas një incidenti mes tij dhe një personi tjetër, ai shkoi në shtëpi për të marrë një armë, u kthye në lokal dhe aty vrau katër persona. Më pas, shkoi dhe në tre vende të tjera duke shtuar numrin e viktimave të tij. Për Policinë e Malit të Zi, motivi është ende i paqartë. 45-vjeçari më pas qëlloi veten me armë zjarri pasi ishte i rrethuar nga Policia. /gazetajone