Nga Klodian Tomorri
Kjo historia e inceneratoreve eshte shume e thjeshte. Aty eshte brenda e gjithe Partia Socialiste. E gjitha, pa perjashtim.
Keto levizjet qe behen, qe hiq Damianin ver Klosin jane shkrepje bosh. Klosi eshte vete brenda tek inceneratoret. Vendimi i dherave te ndertuesve eshte joint-venture me firmen e Klosit dhe Lalit.
Keta blene 50 papaqe atehere per inspektoret e mjedisit dhe policet bashkiake. Sa hapej nje grope pallati vinte papaqi ose makina e policise bashkiake. Punonte ndertuesi gjithe naten, aty rrinte papaqi me makinen. Derisa te coheshin dherat te dera e landfillit dhe te pagueshin parate tek koncesionari. Vetem pastaj ikte papaqi.
-I zinte gjumi ne maje te papaqit ose ne makine. Ndonjehere me vinte keq, u coja red bull,” me tregonte nje ndertues. Ore nuk iknin per qamet.
Kush mbeti? Belinda. Ministria e Infrastruktures ka qene autoriteti pergjegjes per njesine e zbatimit dhe monitorimit te projektit. Belinda duhet te ishte zyrtarja e pare qe duhet te shtypte butonin e kuq, qe ore daleni nje here mos paguani se keta nuk po investojne asnje lek dhe nuk po permbushin asnje kusht kontrate. Por Njesia e Zbatimit te Projektit nuk ka lene asnje raport mbikqyrje dhennuk dha asnje sinjal. Iku dhe Belinda.
Frida dha ato leket e seres per Buallin. Ketej nga krahu tjeter e kapi dhe OLAF-i.
Kush mbeti me? Per Delinen po thone qe ka bllokuar nja dy kontrolle ndaj koncesionarit kur ishte drejtoreshe tatimesh. Kjo duhet verifikuar se nuk e kam pare si leter. Por gjithsesi Delinen e ka shkarkuar nderkohe ai.
Keta Ben Malajn, Ditmirin etj, i perzune keta. Kryetaret e bashkive, gjysmen e ka kapur dekriminalizimi, gjysmen Spaku ose ca jane kapur vet me shkop ne dore. Keshtu qe kush mbetet? Mbetet vetem Pandi.
Eshte dhe Erjon Bracja, por Erjonin nuk e do ai se e bezdis. Pra, po te hetohet tamam kjo pune tek Partia Socialiste shpeton vetem Pandi. Dhe skema do jete kjo. Kap Spaku nje, fap e nderron ky. Kap tjetrin, op e nderron prape.
Mirepo do mbarojne njerezit se ketyre u vjen radha te gjitheve. Keshtu qe Pandi do behet sekretar i Pergjithshem i PS-se, kryetar i Grupit Parlamentar, nenkryetar etj etj. Pra PS-ja do te jete; ky kryetar dhe Pandi sekretar, nenkryetar, anetar.
Pandi do bredhe me 6 vula ne xhep si puna e ketyre te PD-se qe kane te gjithe nga nje vule. Jemini me nje krah, Gaz Bardhi ketej nga krahu tjeter, keta te Berishes me vule tjeter, e keshtu me radhe.
Do marre nje vendim PS-ja? Do kete aty nje firme te madhe te Rames dhe 5 firma poshte te Pandit.
Po te hetohet tamam keshtu shkon kjo pune. Po u hetua me deal pastaj, qe te fal filin dhe nje torre, mos me prek figurat e tjera, ky eshte muhabet tjeter. Por po u hetua tamam, Pandi behet me 6 vula.