Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimeve të bujshme sot në Bashkinë e Tiranës, ku janë vënë në pranga tre drejtorët më të rendësishëm. Bëhet fjalë për Taulant Tushën (arrestuar më herët për inceneratorët), Mariglen Qaton dhe Redi Mollën, nderkohë që ka urdhër arresti dhe për zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe biznesmenë.

Hoxha thotë se ndërkohë që “ka rënë zjarr në bashkinë e Tiranës”, po “brohoritet në Ministrinë e Belinda Ballukut”, duke njohur rivalitetin e fortë mes tyre.

Postimi i Hoxhës

Ka rene zjarri ne bashki????!!!

Jo mor jo, u paska rene nje rrufe “5D”, drejtorave te Bashkise….

Nderkohe, te Ministria e Infrastruktures, degjohen brohorima dhe duartrokitje…

Me duket po i kthejne borxhin godines ngjitur te Bashkise, te cilet festuan para nje jave,

kur u arrestua Drejtori i Rrugeve i Ministrise se Infrastruktures….

E ka pas thene “Padishau”:

Kokat hengshi!!!!!