Efi Dhedhes ka bërë reagimin e parë që pas daljes nga “Big Brother Vip”, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“ME KOKËN LART DHE BUZEQESHJE NË FYTYRË

Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar. Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë.

Hyra në Big Brother për të treguar një anë tjetër timen, qe ju të më shifnit mua 24/24 orë pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë çdo gjëje, vendos të qëndroj e drejtë, zgjedh mos të heshti përballë padrejtëisve dhe që nuk bën kompromisa për karakterin dhe dinjitetim e sak. Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët”-shkruan Efi në Instagram.

Efi Dhedhes u eliminua në një nominim surprizë nga produksioni. Ky i fundit i dhuroi banores Dea Mishel mundësinë që të dërgojë në nominim tre persona dhe ajo zgjodhi Luiz Ejllin, Kiara Titon dhe Efi Dhedhes. Kjo e fundit u eliminua përfundimisht nga “Big Brother Vip.” Megjithatë, Efi ka fituar mbështetjen e shumë personave jashtë. Vetëm gjatë Prime-it të mbrëmshëm, ndjëksit e saj u rritën me mbi 100 mijë, dhe vijojnë ende në rritje.