“Tik Tok” është kthyer në një nga rrjetet më fitimprurëse, ku shifra të larta qarkullojnë vetëm përmes publikimit të videove. Emra të njohur janë kthyer në “të pasur” vetëm fal këtyre fitimeve, këtu mund të përmendim Kozakun, Aleks Vishën apo Lulzim Jasharin dhe shumë emra të tjera.
Mirëpo, së fundmi, inxhinieri i robotikës, programuesi Dardan Demiri ka deklaruar se këta persona duhet të tatohen nga shteti, pasi fitojnë shifra marramendëse. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se i ka bërë llogaritë dhe i ka publikuar. Si pasojë, ka marrë edhe shumë kërcënime.
“Unë kam parë vetë Kozakun që ka dal me telefon në dorë ku ka treguar se sa ka fituar dhe shumë ‘Tik tok-er’ të tjerë që kanë dalë vetë për të treguar fitimet e veta. Dhe është një faqe në internet ku bëhen llogaritjet sesa fiton. Mirëpo, a janë të sakta fitimet?
Nuk mund ta dish kurrë sesa po fiton saktë, se është pak e ndryshme, por përafërisht është e njëjtë. Kam pasur shumë persona që më kanë kontaktuar se më kanë thënë që po na merr bukën e gojës, por kam pasur edhe persona që më kanë kërcënuar, por unë nuk jam marrë me emra të përveçëm”, tha Dardani.