Në nisje të sezonit turistik, nga Vlora Edi Rama bëri një paralajmërim të fortë për policinë e shtetit. Ai tha se do të shkrihet i gjithë zinxhiri drejtues nëse gjatë verës evidentohet shkelje e masave për zhurmën, muzikën, apo bakshishet për shkeljen e rregullave.

Kompromiset, duart e shtrira për bakshishe dhe për të lejuar zhurma muzike përtej afatit i përkasin të shkuarës. Për cdo rast të tillë, masa për drejtuesit e policisë së qarkut, shefit të komisariatit dhe atyre që mbulojnë zonën të jetë largim pa kthim nga policia e shtetit.

Qetësi, rregull, pastërti, lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu dhe që janë gjithmonë e më të shumtë të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin.

Respekt, siguri dhe mirësjellje, në radhë të parë nga policia. Kush e shkel këtë një fije përjashtohet si i padenjë për të qenë pjesë e kësaj force” tha ai.