Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Sipas Meteoalb, në orët e pasdites vranësirat do të bëhen më të dukshme, ndërsa në zonat Veriore dhe Juglindore do të ketë momente të pakta me shira. Pjesa tjetër e territorit do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por në mesditë do të luhaten vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.