Francesco Lo Voi ka dëshmuar në Komisioni Parlamentar Antimafia në Itali, teksa ka folur për sigurinë dhe kriminalitetin në kryeqytetin romak.

Ai ka deklaruar se në Romë dhe rrethinat e saj ekziston një mafia, teksa në disa hetime janë gjetur marrëdhënie mes kriminelëve të pastër dhe kriminelëve “politikë”. Sipas tij, realiteti romak është një realitet kompleks që luftohet çdo ditë me ato pak armë që ka në dispozicion prokuroria e kryeqytetit, e cila është vazhdimisht e pa staf.

Bashkë me të ka dëshmuar në komision dhe Ilaria Calò, kryetarja e Drejtorisë Antimafia të Qarkut, ku dy magjistratët prekën pikat vendimtare të luftës kundër krimit të organiozuar.

Sip raporton La Repubblica, Calò shpjegoi se si mafia shqiptare ka bërë kapërcimin përfundimtar në cilësi në qytetin e përjetshëm, duke u kthyer nga një mafia lokale në një ndërmjetësues ndërkombëtar droge. Për më tepër, sipas saj, disa kriminelë kinezë janë bërë pikë referimi për pastrimin e parave.

Lo Voi më pas paralajmëroi institucionet për orekset e mafias rreth parave “Pnrr” dhe “Jubilare” dhe nënvizoi se si marrëdhënia midis krimit romak dhe disa qarqeve politike po bëhet gjithnjë e më e ngushtë.

“Nëse në Romë do të krijohej një bashkim i qëllimeve midis aspekteve thjesht kriminale dhe shfrytëzimit të disa sektorëve politikë, do të ishte i rrezikshëm. Një skenar që kërkon kontrolle të mëtejshme hetimore.

Në disa hetime janë gjetur tashmë marrëdhënie midis kriminelëve të pastër dhe kriminelëve “politikë”. Kjo është arsyeja pse në prani të një situate veçanërisht komplekse, të vështirë për t’u përballuar, nëse do të krijohej një bashkim synimesh mes krimit dhe sektorëve politikë, gjithçka do të ngrihej në një nivel më të lartë.

Prania e krimit të tipit mafioz vazhdon të ndihet në qytetin e Romës, në qendrat e zonës metropolitane dhe në provincat e tjera të Lazios me karakteristikat e mafias tradicionale, të cilat e kanë të lehtë të riinvestojnë paratë e paligjshme në aktivitetet e pastrimit të parave në format më të ndryshme, jo vetëm ndërtimi, por edhe hotelerie, shërbime dhe logjistike” – ka deklaruar ai.

Dhe përsëri, tha ai, “Ekziston një rrezik konkret, dhe ne tashmë kemi prova për ta thënë këtë, që fondet për Pnrr dhe për Jubileun mund të tërheqin oreksin e organizatave mafioze në Romë falë përdorimit të disa fytyrave të pastra, sepse duke folur mafiozi nuk shfaqet kurrë”.