Për plot 4 muaj në një karrige aspak të paqtë, por kush më mirë se Arbër Hajdari do ta ruantë paqen në panelin e opinionistit të Big Brother edhe në situatat më të nxehta. I qetë dhe i prerë njëkohësisht, Arbri u bë shpejt edhe “gjykatësi” i preferuar i publikut, pas gjithçkaje që deklaronte apo situatave që analizonte. Ama një gjë na mbeti pa e marrë vesh nga Arbri, edhe pas disa muajve që Big Brother ka mbaruar.
Nuk është hera e parë që i bëhet, por edhe ai nuk përgjigjet për herë të parë. Pas gjithë atij rrugëtimi, a kishte Arbri një të preferuar në Big Brother VIP?
Edhe sonte, i ftuar në Kurthin e Piter Panit, Arbri u përball sërish me të njëjtën pyetje dhe duket se do që ta sqarojë një herë e mirë.
Për kë bëje tifo në Big Brother?
“Më është bërë disa herë kjo pyetje dhe e kam thënë, besoj se jam i sinqertë këtu. Nuk kam pasur ndonjë të preferuar…” – tha Arbri, por tha se ai që fitoi spektaklin ishte më i duruari dhe e meritoi fitoren.