Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi ka paralajmëruar turneun muzikor. 27-vjeçarja këtë e bëri përmes një imazhi të publikuar në Instagram ku shihej së bashku me vajzën e saj, Hana. Nënë dhe bijë shfaqen të veshura me shumë stil dhe të ngjashme me njëra-tjetrën.
“Po fillon, turneu Wifey po fillon, tani mund t’i blini biletat”, ka shkruar Loredana në mbishkrimin e postimit. Komentet kanë qenë të shumta nga ana e fansave që padyshim mezi presin koncertet e ardhshme të reperes. Kujtojmë që Loredana po vazhdon të jetë aktive edhe me lansimin e projekteve të reja.