Dafina Zeqiri prej vitesh është në një lidhje me Dj Geek dhe janë më të lumtur se kurrë. Nuk është çudi nëse çifti do të na surprizojë me ndonjë hap më të madh në lidhjen e tyre.
Thashethemet për ndonjë dasmë kanë nisur nga një postim i fundit i Dafinës.

Këngëtarja ka marrë pjesë në një dasmë dhe në momentin ku vajzat mblidhen për të kapur lulet e nuses ka qenë pikërisht ajo që i ka kapur. “E radhës”, shkruhet në videon që Dafi ka ndarë me ndjekësit.