
“Big Brother VIP” do të nisë brenda këtij viti dhe tashmë kanë filluar të zbulohen emrat e banorëve. Pak ditë më parë u bë e ditur se moderatorja Kiara Tito do të jetë pjesë e këtij reality show, ndërsa tani është mësuar një emër tjetër.
Bëhet fjalë për një influencuese që jeton në Itali të quajtur Jori Delli. Jori ishte së fundmi e ftuar në “Top Arena” ku nuk e fshehu aspak dëshirën për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP”.
Ajo është mikeshë e ngushtë me modelen Beniada Nishani, e cila u bë e njohur në Shqipëri kryesisht pas pjesëmarrjes në sezonin e parë të këtij formati.