Pas ndarjes së bujshme nga këngëtarja e njohur kosovare Fjolla Morina, biznesmeni Fisnik Syla po përflitet për një lidhje të re.
Shkak janë bërë disa postime të tij sinkron me Ester Bylyku, prezantuesen e emisionit “Glamour zone”.
Me këngën “A t’ka marrë malli” të reperit Stresi, Fisnik ka ndarë një video dhe ka pyetur: “Tiranase, a të ka marr malli me më pa?”.
Replika ka qenë e shpejtë nga Esteri.
Ajo ka publikuar një foto të saj në “Instastory” duke vendosur vendndodhjen në Belgjikë, aty ku po qëndron edhe biznesmeni, ku ajo ka shkruar se “do të vijë së shpejti”.
Ende nuk është konfirmuar asgjë nga dyshja, mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë mes tyre.