Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të bëjë rrokadë në drejtimin e institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier.

Arjan Hasani, ka dhënë dorëheqjen ndërsa në vend të tij është emëruar Ervin Bushi.
Dorëheqja është pranuar nga Drejtoria e Burgjeve dhe ministria e Drejtësisë, ndërsa mbetet ende i paqartë argumenti që ai ka dhënë.

Vetëm disa javë më parë, nga ky burg u transferua drejt burgut të Kosovës ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Në atë kohë u lakua se kishte një përplasje mes tij dhe ish-drejtorit Hasani, diçka e cila u kalua në heshtje nga institucionet që kanë në varësi burgun e Fierit.

Teksa mbetet të zbulohet në ditët në vijim pozicioni që do të mbajë në të ardhmen ish-drejtuesi, teksa emri i tij është lakuar dhe denoncuar disa herë për shpërdorim detyre, denoncime për të cilat të paktën deri më tani nuk ka ndonjë hetim apo procedim.