Nga Esmeralda Hida

Projekti për “100 fshatrat” është në dorën e SPAK për shkak të abuzimeve dhe shkeljeve ligjore. Por, teksa prokuroria vazhdon të zvarrisë çështjen dhe nuk ka marrë akoma asnjë vendim, AASë fundmi, Agolli ka hapur një tender me vlerë të lartë: për regjistrimin e pronave në këto 100 fshatra turistik.

500 mijë USD një pjatë, SPAK gati prangat për Dritan Agollin, Endrit Maçin dhe Alfio Rrotanin

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Mbështetje me ekspertizë për bashkitë për regjistrimin fillestar / përmirësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme në territorin e fshatrave me potencial turistik, për të cilin është lënë në dispozicion fondi limit me vlerë 833 milionë lekë. Nuk përcaktohen se cilët janë këto fshatra, por dihet tashmë projekti i famshëm për mashtrimet për “100 fshatra turistikë”.

Për më tepër në tender nuk përcaktohen detajet se ku do të shkojnë konkretisht këto lekë.

Gara për këtë tender është hapur më datë 12 prill 2023 dhe do të mbyllet me 12 maj 2023, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve. Shpresojmë që në këtë rast, SPAK të zgjohet dhe të mos lejojë që kjo kontratë të fitohet nga ndonjë punonjës tjetër apo bashkëpunëtor i Agollit, sikur ndodhi me projektin për “100 fshatrat”.

Në lojë 1 miliard lekë, të cilat Fondi Shqiptar i Zhvillimit që mund të humbin dhe të mos investohen kurrë. Këto para mund të investoheshin në ato fshatra që janë lënë në harresë, nuk kanë infrastrukture, shkolla dhe spitale. Pasi të tilla fshatra mund të gjejmë edhe shumë afër kryeqytetit.

Agolli mëson bashkitë si të regjistrojnë pronat

Nuk është detyrë e tij, sepse këtë punë e bën Kadastra dhe njësitë vendore, por Agolli merr thesin e fondit nga “lart”, pra nga Këshilli i Ministrave, dhe futet në punët e institucioneve të tjera. Në dokumentet standarde të tenderit thuhet se ky projekt për 3 vite radhazi, do paguajë ekspertë privatë, “për t’u mësuar zyrtarëve të bashkive, metodikën e regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në fshatrat turistikë”.

Pra, 1 miliard lekë do të ikin në drejtim të paditur. Ç’janë këta ekspertë privatë, ç’dinë më shumë se specialistët e Kadastrës, Ministrisë së Bujqësisë dhe të drejtorive përkatëse nëpër bashki, që marrin rrogën për këtë punë?

Kjo lë të kuptohet se ekspertët që kanë bashkitë në këtë fushë nuk e dinë se si regjistrohet një objekt, kur në fakt prej dy dekadash po përdoren harta dixhitale dhe janë të gjitha të fotografuara nga ajri. Agolli dhe kryeministri Rama po na bëjnë për budallenj. Me këtë mashtrim të hapur kërkohet të zhvaten saktësisht 833 milionë lekë (pa TVSH).

 

Afera e fshatrave turistikë është kthyer në burim parash për Agollin që në vitin e shkuar.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2022, pas shkrimeve të mediave investigative, përfshirë Gijotina.com, si dhe të auditimit nga KLSH, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Dyshimet lindën qysh me publikimin e tenderit që kapte vlerën e rreth 400 mijë eurove, me objekt përgatitjen e një menuje ushqimore për projektin e “100 fshatrave”.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fitues kompaninë Mascarpone sh.p.k në pronësi të Alfio Rrotanit dhe Endrit Macit (person fizik).

Nga verifikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se fituesi i tenderit, Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Deri tani, për këtë vjedhje nuk është vënë askush para përgjegjësisë penale,  ndërsa Agolli vazhdon të firmosë tenderë korruptivë, përsëri në emër të “fshatrave turistikë”.