Një tërmet nënujor me magnitudë 6.0 është regjistruar në brigjet e prefekturës Fukushima në verilindje të Japonisë, megjithatë nuk ka rrezik të shkaktojë cunami. Lajmi është konfirmuar dhe nga Agjencia Meteorologjike dhe Sizmologjike të Japonisë (JMA).
Sipas mediave japoneze, deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.
Tërmeti, i cili u ndje në kryeqytetin Tokio, erdhi një ditë pas një tërmeti shumë të fortë nënujor (mbi 7 ballë) pranë Tajvanit që vrau nëntë njerëz dhe plagosi më shumë se 1000 të tjerë në ishull, me rreth 50 të tjerë ende të zhdukur. Po ashtu u shkaktuan dëme të shumta materiale.