Emri i pare ne jurine e “Dancing with the Stars”, është Valbona Selimllari, sot u bë publik lajmi që Kledi Kadiu do të ishte në jurinë e Dancing ndërsa nd po ju tregon dhe emrin e tretë.
Bëhet fjalë për producenten Holta Dulaku. Pronarja e Vizion Plus e ka sjellë e para këtë show në Shqipëri dhe këtë herë do të ulet si anëtare jurie në ekranin e Top-Channel.
Kujtojmë që edicionin e katërt të këtij show vallëzimi e fitoi, Lori Hoxha e cila mesa duket po i kthen qokën Holta Dulakut duke e ulur në në karrigen e anëtarëve të jurisë. Asokohe pati edhe një debat mes producentes Dulaku dhe Lori Hoxhës, por që mesa duket është tashmë e shkuar e harruar.
Holta Dulaku ka qenë producente e një sërë musicalesh dhe programesh në Shqipëri dhe prej kohësh është shkëputur nga media. Kjo është hera e dytë që ajo ulet në kolltukun e anëtares së jurisë pasi ka qenë kryetare në show-n që solli vetë në Shqipëri, “ Tu si que vales”.