Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se SPAK nisi hetimet për të në lidhje me lidhjet me ish-sigurimin e shtetit gjatë peridhës së komunizmit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Meta thekson se “Spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve”. Mes të tjerash Meta ka publikuar edhe një shkresë ku SPAK i kërkon informacione Drejtorisë së Gjendje Civiles, mbi gjeneralitetet e Metës.

Hetimi i SPAK-ut, nisi pas një kallëzimi të bërë nga ish-deputetin opozitar, Halit Valteri.

Reagimi i plotë:

Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!

Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot .