Ndonëse është përfolur shumë për jetën personale, Butrint Imeri është munduar që ta mbajë këtë aspekt larg vëmendjes së mediave.
Këngëtari ka preferuar që të bëjë zhurmë vetëm përmes muzikës së tij.
Kohët e fundit, u rikthyen në vëmendje spekulimet se është në një lidhje me Olta Beqirin.
Shkak për këtë u bënë disa fotografi që qarkulluan në rrjet. Por edhe këtë herë, nuk pati asnjë reagim nga ana e këngëtarit.
Mirëpo, së fundmi, si një përgjigje ndaj gjithë asaj që po shkruhet në media, këngëtari ka publikuar një foto me nënën e tij, duke e cilësuar si “mbretëreshën” e tij.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari publikon fotografi me nënën e tij. Madje, pak muaj më parë, ai e suprizoi të ëmën teksa po mbante një koncert. Në një moment, ai ndërpret muzikën dhe fton nënën në skenë. “Kjo është dashuria më e madhe në jetë, mam të dua!”, thotë ai teksa përqafon nënën.
Sakaq, sa i përket muzikës, Butrinti pritet të sjellë ditën e nesërmen këngën me Mozzik-un dhe Taynën.