Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” dhe modeli Kledi Hysaj dhe këngëtarja Evi Reçi duket se kanë konfirmuar mbrëmjen e sotme zërat se janë në një lidhje.

Evi ka qenë e ftuar në “Netët e klipit shqiptar ku ka rrëmbyer edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe gjejeni pak kush ia dorëzoi çmimin..pikërisht Kledi. Sipas Panorama Plus ai jo vetëm që ka qenë në Ulqin me të por është ngjitur edhe në skenë për t’i dhënë kupën.

Ai po ashtu e ka mbështetur të dashurën e përfolur edhe në rrjetet sociale ku ka publikuar video të sajat. Ndërkohë edhe shumë të pranishëm të tjerë i kanë postuar ata në rrjetet sociale.