Francesco Totti dhe Noemi Bocchi kanë dalë zyrtarisht bashkë si çift. Dyshja ka kaluar në tapetin e kuq të “Glob Soccer Awards”, duke u shfaqur bashkë në eventin e rëndësishëm të futbollit në Dubai.

Prej disa ditësh Noemi dhe Totti ndodhen në Dubai duke shijuar diellin dhe bukuritë moderne të Emirateve Arabe.

Kjo është hera e parë që çifti dalin publikisht përkrah mes luftës së Tottit dhe ish-bashkëshortes së tij Ilary Blasi.