Pastrimi i parave është kthyer në një problem të madh për vendin, i cili tashmë prej vitesh po kryhet hapur edhe përmes sistemit bankar. Rregulli e do që çdokush duhet të deklarojë të ardhurat në shumat mbi 1 milion lekë, por siç ka qenë eksperienca e këtyre viteve dhe siç konfirmon edhe gazetari Klodian Tomorri, kjo nuk ndodh.
Gazetari ka postuar një status sot duke theksuar pikërisht këtë problem, ky personazhe të ndryshëm shkojnë nëpër sportelet e bankave me çanta me para dhe askush nuk i pyet për burimin e tyre.
“Në radhe gjen 10 njerëz. Ti numëron si pikat e ujit në shkretëtire numrat që kalojnë.
Pastaj vjen njëri me nje deng të madh parash që duhet të depozitojë. Ky hyn pa radhë, i hapen dyert. Paratë nuk dihen se ca janë dhe se nga vijnë, por mekanizmat e kontrollit te pastrimit te parave i kemi shume te forta. Kemi dale nga regjimi gri”, shkruan gazetari duke ngritur pikërisht shqetësimin për pastrimin e parave.
Gazeta Jonë ka ngritur gjithnjë shqetësimin e për personazhe të njohur dhe banka që dyshohet se pastrojnë masivisht paratë e krimit dhe drogës në Shqipëri përmes mekanizmave të sofistikuar. Në lidhje me këtë po përgatitet dhe një shkrim investigativ me fakte dhe emra personazhesh të lidhur ma Pandora Papers dhe një trafik parash mes një zyre përballë kryeministrisë në Tiranë, një kryeqyteti në Europën qendrore dhe Londrës.
Postimi i gazetarit
Sherbimi ne bankat shqiptare
Ne pjesen derrmuese te degeve punon vetem nje sportel arke. Ky e ka mesataren e sherbimit per nje klient 45 minuta.
Ne radhe gjen 10 njerez. Ti numeron si pikat e ujit ne shkretetire numrat qe kalojne.
Pastaj vjen njeri me nje deng te madh parash qe duhet te depozitoje. Ky hyn pa radhe, i hapen dyert.
Parate nuk dihen se ca jane dhe se nga vijne, por mekanizmat e kontrollit te pastrimit te parave i kemi shume te forta. Kemi dale nga regjimi gri.
E gjithe kjo masakra qe behet ne sportelet e arkave esbte e qellimshme. Sepse bankat duan qe ti te kalosh tek sherbimet me transferte. Aty te rruajne mire.
Dhe nese ti thua naj fjale, del Shalsi dhe thote po sulmohet sistemi bankar. Armiqte e huaj po sulmojne stabilitetin financiar.
Mire pra mire. /gazetajonë