
Gazetari Elton Qyno u shpreh se pastruesja e ka marrë kasafortën me një batanije dhe poshtë pallatit e ka pritur djali i saj.
Ai tha se në atë pallat banon edhe Ina Rama që është sot anëtare e KPA-së. Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës.
Gazetari Elton Qyno për RTV Ora: Pastruesja e ka marrë kasafortën me një batanije dhe poshtë pallatit e ka pritur djali i saj. Silueta e tyre është kapur nga kamerat e sigurisë. Në atë pallat banon edhe Ina Rama që është sot anëtare e KPA-së. Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës. Ai pallat deri vonë është ruajtur edhe nga Garda e Republikës. Pastruesja në atë pallat ka hyrë gati për 5 vite pasi punonte në shtëpinë e zonjës Klosi. Dyshimet janë ngritur kur është pikasur edhe silueta e djalit të saj dhe më pas është ndjekur çështje në mënyrë dinamike nga specialistët. Unë kam bindjen se pastruesja çfarë ka parë aty e ka çuar në shtëpinë e saj.