Detaje të reja nga kërkesa e prokurorisë gjykata e Tiranës e cila ka caktuar 8 masa arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per mjekë të spitalit Onkologjik.
Bëhet fjalë për një hetim të prokurorisë së Tiranës që ka arritur te zbulojë një skemë se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.
Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
Halil Gashi
Florian Marku
Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.