Parlamenti Evropian votoi me shumicë të madhe votash pro dhënies së Ukrainës, statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ukraina mori 637 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenime.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të PE, është shprehur se unioni e mirëpret kërkesën e Presidentit të Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE.
Të hënën, pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti ukrainas i bëri thirrje bllokut që t’i japë vendit të tij anëtarësimin e menjëhershëm në BE, pasi ai lufton pushtimin e Rusisë.
Dita e gjashtë e sulmeve ruse në Ukrainë është përqendruar në qytetet e Mariupol, Kharkiv dhe Çernihiv. Për presidentin Zekenski mbrojtja e kryqytetit Kiev mbetet prioritet.