Bebi juaj do ta lagë shpesh pelenën dhe ju duhet të bëni gjithçka për t’u siguruar se pelena e tij do të jetë e rehatshme dhe e thatë. Një opsion që shumë nëna e përdorin këto ditë është pelena e gatshme, e cila më pas hidhet. Por a është i sigurt përdorimi i këtyre pelenave dhe si duhen përdorur ato?
Kjo është një pyetje që çdo nënë dëshiron ta dijë. Nga prodhuesit e tyre na thuhet se pelenat janë më se të sigurta për fëmijët që kur ata janë një ditësh.
Në fakt, disa pelena janë bërë posaçërisht për foshnjat e porsalindura. Por ju duhet të merrni disa masa paraprake:
1. Shikoni lëkurën e foshnjës kur i ndërroni pelenën për të kontrolluar nëse ka skuqje apo jo. Disa foshnja kanë lëkurë më të ndjeshme se të tjerët.
2. Pelenat një përdorimshme, të cilat thithin më shumë lëngje, preferohet të përdoren më shumë gjatë natës, kur nuk mund t’ja ndërrojmë shpesh fëmijës. Gjatë ditës mund të përdorni edhe opsione të tjera.
3. Është e rëndësishme t’ia ndryshoni pelenat bebit çdo dy deri në tre orë. Mbajtja e pelenës më gjatë se kaq mund të shkaktojë infeksione ose puçrra.
4. Kur fëmija del jashtë është e domosdoshme që t’ia ndërroni menjëherë pelenën për të ruajtur higjienën.
5. Mbajtja e pelenave është e dobishme për udhëtime për ta bërë jetën më të lehtë për ju.
Pelena një përdorimshe apo pelena prej pëlhure?
Ka shumë njerëz që do të preferonin një pelenë prej pëlhure (rrobe) se sa një pelenë një përdorimshe. Ka shumë arsye për këtë:
Pëlhura është përdorur nga nënat prej shekujsh, ndërsa pelenat janë inovacion i viteve të fundit. Ka shumë pelena prej pëlhure në treg që tani janë të lehta për t’u pastruar. Pelenat e pëlhurës mund të lahen dhe përdoren sërish prandaj ato janë edhe më ekonomike.
Disa prindër kanë dyshime në lidhje me kimikatet që përdoren për të prodhuar pelenat dhe kanë frikë se mund të shkaktojnë probleme. Pelenat e pëlhurës duhet të ndryshohen shpesh dhe kjo siguron që foshnja të kuptohet se kur del jashtë.
Shumë njerëz janë gjithashtu të mendimit se pelena luan rol në trajnimin e fëmijës për të mësuar uturakun, pasi fëmijët mësohen keq me pelena. Ndërsa të gjitha këto pika janë të vlefshme deri në një farë mase, ka mijëra përdorues të pelenave njëpërdorimshe që nuk kanë pasur asnjë problem. Pra, është plotësisht në dorën tuaj zgjedhja e pelenës që dëshironi të përdorni.