Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria ka bërë planin që qytetarët të kenë energji me orar. Kjo do të vihet në zbatim në rast emergjence.

“Është përgatitur plani i shkurtimeve. Gjermania po heq ujin e ngrohtë nga shkollat. Kur Gjermania heq ujin e ngrohtë dhe ka hyrë gjithë sistemi politik gjerman në një garë se kush gjen idetë për të shkurtuar dhe mbrojtur, parafytyro vendet e tjera. Flasim edhe deri në shkurtime tërësore të furnizimeve me energji.

Ne e kemi bërë këtë plan, por është emergjence. Njerëzit duhet të fillojnë të kursejnë. Pse duhen ndezur dritat tani? Pronarit këtu nuk i vjen fatura e merituar se po t’i vinte, edhe librat do t’i lexonte me neonin e rrugës në darkë. Kjo është gjëja me të cilën duhet të merremi. Edhe ju duhet të përfshihemi. Jo vetëm kur kërkoni dopio ura, të kuptoni që vizioni është i duhuri por jo momenti, por edhe të sensibilizohen njerëzit,” është shprehur ai.