Një vajzë australiane vijon të shtojë tatuazhe dhe të modifikojë trupin e saj, pavarësisht se rrezikoi të verbohej nga tatuazhet që bëri në të bardhën e syve, me qëllim që të shndërrohet në atë që e quan “vajza-dragua”.

26-vjeçarja Amber Luke ka shpenzuar deri më sot rreth 70 000 euro për “punimet” në trupin e saj, që përfshijnë mbi 600 tatuazhe, ndarjen e gjuhës në dy pjesë, implante në veshë dhe implante dentare si të vampirëve.

Edhe pse në vitin 2019 humbi shikimin për disa javë pas tatuazheve në sy, ajo nuk e ndal misionin e saj.

“E mbaj mend që ka qenë tmerr i vërtetë. Ndjeja shumë dhembje. Tatuatori e bëri gabim procedurën, pasi nuk ke pse e humb shikimin. Unë nuk pashë 3 javë, por kjo gjë nuk më trembi”, kujton Amber Luke.