Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) po raporton këtë të martë në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor për punën e SPAK gjatë vitit 2023.

Një prej anëtarëve të këtij komisioni është edhe ish-ministrja dhe deputetja socialiste Olta Xhaçka, e cila siç shihet në foton e mësipërme është ulur e dyta në radhë nga krahu i socialistëve.

SPAK është duke hetuar çështjen e bashkëshortit të Xhaçkës, ish-deputetit socialist Artan Gaçi, i cili u shpall investitor strategjik për të ndërtuar resortin “Dreamades Luxury Suites” në fshatin Gjilekë të Himarës.

Por, prona ku do të ndërtohej resorti rezultoi me letra të falsifikuara dhe është sekuestruar e gjitha nga SPAK.

Për këtë çështje, SPAK ka arrestuar ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe disa zyrtarë të nivelit të ulët të Bashkisë, teksa Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi vazhdojnë të mbeten të paprekur edhe pse kanë dëshmuar disa herë në Prokurorinë e Posaçme.

Xhaçka akuzohet nga opozita se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

Përveç Xhaçkës edhe deputeti tjetër i PS-së Eduard Ndreca është i parnishëm në sallë, pasi edhe ai është pjesë e Komisionit Ligjeve dhe po ndjek nga afër raportimin e Altin Dumanit ku po prezanton punën e bërë nga institucioni që ai drejton përgjatë vitit të kaluar është degjeses se raportit të Spak.

Por ajo që bie në sy është se vëllai i deputetit Armando Ndreca dhe djali i xhaxhait të tij, Elvis Ndreca janë arrestuar pak ditë më parë në kuadër të operacionit të fundit të ndjekur nga vetë Altin Dumani dhe Alfred Shehu.

Ndërkohë në komunikimet e SKY Arian Tuku dhe një person tjetër flasin për blerje droge nga “Edi, kryetar i PS Lezhë”. Rezulton që kreu i PS në Lezhë në atë kohë kur kanë folur personat në fjalë ka qenë pikërisht Eduart Ndreca, por kjo duhet verifikuar nga SPAK nëse deputeti i PS është njëkohësisht edhe trafikant droge.