Genc Gjokuaj, avokat i Sali Berishës, i ftuar në Top Story tregoi se çfarë ndodhi sot brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku kryetarit të PD iu komunikua akuza nga prokurorët.
Si ishte sjella e Berishës gjatë paraqitjes së SPAK?
Gjokutaj: Berisha si natyrë nuk të jep material për emocion. Ne e dinim ku shkonim dhe çfarë do gjenim, ishin koshient. Në raste të tilla SPAK nuk zhgënjen. Ky proces filloi shurdh dhe përfundoi memec, nuk na dëgjuan.
Po sjellja me Prokurorët e SPAK?
Gjokutaj: Prokurorët ishin të qetë, ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore, Prokurorët nuk do jenë më lokomotiva e procesit. Berisha nuk komunikoi me ta, ne shkuam dhe na u bë e ditur që do merrni një kopje të vendimit të akuzës. U dorëzua ajo, Berisha ndenji komplet indiferent në atë pjesë.
A bëri pyetje Berisha para tyre?
Gjokutaj: Jo, pa emocion e refuzoi këtë akuzë. Prokurorët ofruan kohën të lexohen 500 faqe, e morëm dhe kërkuam kohën për t’u njohur me dosjen dhe të caktonim një kohë që të vlerësojmë nëse do japim shpjegime. Berisha nuk kërkoi kohë, ‘kohë kërkojnë avokatët, unë e kam të qartë’ tha.
Si ishte procedura?
Gjokutaj: Ishin bërë referencat ligjore dhe thirrja për komunikim akuze, për pyetjen ne themel të personit. Nenet ishin të përshkuara, pas komunikimit të akuzës Prokurori të kërkon të japësh shpjegime. Por fakti që nuk njihemi me gjithë fashikujt e hetimit, nuk mund të flasësh kur nuk i di. Pastaj shkohet në një 10 ditësh për mbrojtje dhe kundërshti dhe pastaj bëhet përfundimi i hetimi dhe çohet për gjykim.
A pati reagim nga prokurorët e SPAK për tubimet para Prokurorisë?
Gjokutaj: Kësaj radhe nuk pati reagime, ishte koha e shkurtër. Ishin koshientë që nuk ishte ky momenti. Ajo akuzë nuk ka asgjë të re nga tetori, në kuptimin popullor nuk flitet për ndonjë provë konkrete.