SPAK ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, dhe 11 të tjerë, të përfshirë në abuzime me tendera.

Ndaj ish-kryebashkiakut rëndon akuza “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë, vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” rëndon ndaj Enkeleda Lleshit, Rubin Kolës, Arsen Gjokës, Leonard Daçit, Kujtim Zogut dhe Denis Xholit.

Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse

SPAK ka provuar se Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë kanë abuzuar me tenderin “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”. Tenderi kapte vlerën e  322 milionë e 439 mijë lekë.

Lefter Alla ka qenë nën survejimin e policisë dhe më pas të SPAK-ut sapo është hapur hetimi për shkeljen e barazizë në tender. Kryebashkiaku i Bulqizës, së bashku me vartësit e tij, kanë përpiluar letrat me qëllim që tenderin ta fitonte bashkimi i kompanive “BOE EGLAND& BE-IS”. Më pas punimet do t’i kryente kompania “2AF ALBANIA” GROUP, e cila do të merrte edhe shumën e përcaktuar nga buxheti i Bashkisë. Kjo e fundit administrohej nga Aqif Konesha.

Në dosjen voluminoze të përgjimeve, rezulton se ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla komunikon përmes tre chat-eve të përbashkëta me Erion Isakun dhe komunikimet mes tyre janë të shpeshta, duke filluar nga data 8 qershor 2022 deri me 24 shkurt 2023.

Po ashtu nga kqyrja e aplikacionit Signal, vërehet se këta shtetas kanë komunikim edhe në këtë aplikacion, ku flasin e komunikojnë edhe me palë të treta.

Përgjimet:

Lefter Alla: A u more vesh me atë se më hutoi ky Aqifi.

Erion Isaku: Nesër në mëngjes. Po vij me Dushin të pimë një kafe.

Erion Isaku: Ke plusi jemi të vijmë të takojmë në Bulqizë. Dushi kishte diçka për të thënë kur të mbarosh na bëj një tel.

(Më vonë e merr në Signal)

Erion Isaku: Kur do e pimë një kafe se jam me Dushin.

Lefter Alla: Ma vonë se ikëm në Ostren se vjen nesër Bela. Të marrë në telefon.

Lefter Alla: Dushi s’ka më gjë me sa shoh. A t’ja çosh një gjë. I kam unë

Erion Isaku: Po ia dërgoj të premten, vetëm jepja ti.
…….
Lefter Alla: Kur do hedhim rrugët Vajkal

Erion Isaku: Takohemi janë hedh.

Lefter Alla: Se jemi mbledhje.

Erion Isaku: Me datë 27 mars hapet

Lefter Alla: Kur është tederi? Ok super, T’u them pra

Erion Isaku: Ja ta shoh fiks datën. 1 minutë

Erion Isaku: Po Po fiks me dt.27

Bisedë e datës 18.02.2022, në të cilën Lefter Alla telefonon Aqif Koneshën:

Lefter Alla: Mirëmëngjes

Aqif Kornesha: Mirëmëngjes, he mor ça bo?

Lefter Alla: Ku je?

Aqif Kornesha: T’u la makinën

Lefter Alla : Ta kishe mor more, se mo nai morin ato shtyllat, boje një llaf me atë Drejtorin e Burrelit.

Komunikim mes Enkeleda Lleshit juristja e Bashkisë dhe Aqif Koneshën.

Aqif Konesha: Alo

Enkeleda Lleshi: Çfarë bën, si je? Te lutem futu pak te Whatsapp-i se do të pyes diçka?

Aqif Konesha: Po po.
…….

Enkeleda Lleshi: Ku je? A je larg?

Aqif Konesha: Në Klos

Enkeleda Lleshi: Po kryetari më ka sjellë dhe një dosje tjetër dhe më tha merru me Aqifin ti, cilën duhet të kalojmë ne e cilën jo se mi ka ndërruar pesëqind herë. Po kur mund te vish këtej ti?

Aqif Konesha: Te hënën a te martën i bie

Enkeleda Lleshi: Ta mbaj unë dosjen atëherë

Bisedat e Arsen Gjokës me Rubin Kolën:

Arsen Gjoka: Çfarë, direkt e bëjnë po në vlerë minimale këta mo

Rubin Kola: Shkencëtar

Aqif Konesha: Do marrin mbikqyrje veç a kto. Paskan n’vler min fiksu, godit mkan kta veç. Vlerën se dinë, n’sy s’bien fare.

Rubin Kola:- Ike ti?

Aqif Konesha: Po jam pse kishe në kafe ca

Rubin Kola: Po, i hoqa unë

Arsen Gjoka: Ok. Unë atë e mbylla, asaj tjetrës ekstraktet tashi t’shoh.

Arsen Gjoka: Hapim do sot e këtë internetit te

Rubin Kola: uuu po

Arsen Gjoka: Sot e bëjmë vlerësimin, apo nesër

Arsen Gjoka: (i dërgon një material në formatin “jpg”, por nuk hapet pasi është
fshirë dhe nuk është rikuperuar)

Arsen Gjoka: Këtë, pranohet a? Është fondi sa limit.

Komunikimet e Arsen Gjokës me Erion Isakun:

Erion Isaku: Më dërgo pak emalin

Arsen Gjoka: arsen_gjoka@….

Arsen Gjoka: Situacion nr.2 Curri.pdf

Arsen Gjoka: Situacion Nr 1 Curri shpkpdf

Arsen Gjoka: Fatura Curri Shok.pdf

Arsen Gjoka: Fatura CURRI2pdf

Erion Isaku: Faleminderit

Erion Isaku: Mos më harro atë të lutem

Erion Isaku: Më dërgo pak situacionet e Currit mos harro

Arsen Gjoka: Ok se t’i sjell tashi se paskam haru pz.

Arsen Gjoka: Ti dërgova në email

Arsen Goka: Mgjesi. A fole për punën e shpisë me atë Durimen, si e le.

Biseda mes Erion Isakut dhe personit të regjistruar me emrin Denis:

Erion Isaku: Edhe një ujësjellës me kismet do bëhet

Denis: Ambasada apo shoqata e Katarit

Erion Isaku: Edhe një VKM që kanë për Miratim

Erion Isaku: Shoqatë është G.Mara

Denis: Ja me atë del me humbie

Denis: Larg më mirë

Erion Isaku: Po ai e ka. I kam thënë Julit

Denis: Thash mos ka hy Eljoni

Erion Isaku: Jo Jo

Denis: Large me atë s’ia vlen

Denis: Shife ore shife se qiratë janë mirë nëntë pse me e lënë kot

Erion Isaku: Ok

Denis: Endri çfarë ka bërë

Erion Isaku: Hiç mire

Denis: Ok shoku

Erion Isaku: Nga janari me duket do vije andej

Denis: Po t’i kisha hap një firmë të faturonte ca meqë e kemi edhe mundësinë. Tani ta provojmë nihere.

Erion Isaku: Po shumë mire ok, Deno se flasim.

Erion Isaku: Po nuk e di se ai thotë s’ja kam mbyll as dosjen dhe nuk e di çfarë do bëjë, vetëm më thotë po po do merremi vesh.

Denis: Vari l*sht me të futme gjithanej.

Erion Isaku: Kaq, por jo që si ka pagujt.

Denis: Ma ço pak numrin e Leferit

Erion Isaku: 068 40….

Denisi: (I dërgon një screenshot të një mesazhi me personin e regjistruar si Lefter Alla)

Denis: Më duhet llogaria e auditit se duhet me i pa. Ore ky su ka dhënë kurgja se ata qekan fut ne detaje.

Erion Isaku: S’di gjë pz. Ky thotë jam marr me të madhin.
……
Denis: Çfarë ke bërë ndonjë gjë

Erion Isaku: Hiç prz

Denis: A je t’u kap ndonjë punë andej.

Erion Isaku: Po mirë. Ato që kam bërë proj po marrim, hajt mo

Denis: Se këtej kemi ngel pa leke hahahah.

Erion Isaku: Te pakten kalojmë

Denis: Po lene me se s’jane lek ato

Erion Isaku: Por tani kam fillu me zbatimin;

Denis: Ndertimi

Erion Isaku: Po ma jep naj gje ky

Erion Isaku: Edhe kuptohet i jap

Denis: A s’kemi nxjerr ndonjë fond se bashkia s’ka lek.

Denis: Ore për vete jo per musen hahaha

Erion Isaku: Hahah

Denis: A ke fol me Julian per super ne kav

Erion Isaku: Po kam fol. Më tha që po.

Denis: A e pe projektin n’fund si t’duket

Erion Isaku: Ai eshte super

Denis: Çfarë me tha Juli per çfarë ujesjellësi, Katari apo s’ke lef gjë thuaj.

Erion Isaku: Në fillim të janarit.
………

Denis: Ore a nuk i mbaruat punë Erionit në Burrel o shok, po e keni blloku ore, Qifja si ka dhënë akoma edhe ne Burrel shife njëherë mos e le pas dore se aq takat ka

Erion Isaku: Si je mo

Denis: Mire kalojmë ecim para do e takoj do i them, se nuk di gjë. Se nuk e kam takuar këtë kohë

Denis: Po a nuk është puna jote ajo

Erion Isaku: Do flas edhe do të them

Erion Isaku: Jo

Denis: Është e Qifes po nejse shihe se Erioni e di qe është e jotja.

Erion Isaku: Po jo ore prz s’di gjë, do e marr Erionin nesër në telefon

Denis: Po mirë, me llafe s’ka lidhje, llafet njëlloj janë. Po t’i jep lekët, akoma s’ia ka dhënë lekët e qendrës

Erion Isaku: Ore po te them që nuk kam bere pazar me Erionin, ka fol me Aqifin.

Denis: Ok ok fol me Qifen, çfarë do bëjë se unë s’e kap dot

Erion Isaku: Po nuk ka tel kur ta takoj do i them

Denis: Ok ok kur kam ik në Amerikë më the që do ju jap ca lekë çunave por meqë nuk je ti thuaji Qifes t’i jep lekët se se ka ortak Erionin ai ose te me shkruaj mos t’bëhem i keq kot tani.

Erion Isaku: Po i pate thënë atij t’ju bëjë një pagesë thjesht për punën, Por jo që unë jam ortak me të, se nuk i dilet llogaria atij. Edhe nuk mora pjesë në kafen

Denis: Atij është për t’ia q* ato rob se është bërë llome krejt

Erion Isaku: Ti në Shqipëri ishe edhe të thash si ishte puna

Denis: Hajd se ju jap një dorë unë si ta duan.

Erion Isaku: Po ti më kërkon mua llogari sikur unë ndaj lekët me të./tch