Dosja e Prokurorisë, në lidhje me hetimet e kryera për grupin e falsifikatorëve të diplomave, kartelave të pasurisë si dhe certifikatave të pronësisë, një rrjet që bazën e kishte në Tiranë.

Tre persona ranë në prangat e policisë, në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës e cila kishte lejuar vënien në përgjim të të dyshuarve si dhe kishte caktuar bashkëpunëtorin i cili do të infiltrohej si person me interes për të falsifikuar dokumente.

“Nga ana e prokurorit të çështjes me procesverbalin e datës 26.10.2022 janë autorizuar oficerët e DVP Tiranë për kryerjen e veprimeve simuluese që konsistojnë në veprime të ndryshme për mbledhjen e provave për personat e dyshuar dhe në administrimin dhe blerjen ose marrjen e parave të falsifikuara nga persona të dyshuar.

Janë lidhur marrëveshjet me bashkëpunëtorin lidhur me kryerjen nga ana e tij e blerjeve të simuluar si dhe përgjimin e personave të dyshuar. Nga ana jonë procesverbalin e datës 28.10.2022 i llojit “kqyrje kartëmonedhash” ju dorëzuan 2 (dy) kartëmonedha të prerjes 50 (pesëdhjetë) euro me numra serie UC8700667336 dhe UC2608231285, si dhe një fotografi me përmasa 3×4 cm bashkëpunëtorit për realizimin e blerjes së simuluar”, bëhet me dije në dosjen e Prokurorisë.

Prokuroria e Tiranës në dosje thotë se nga hetimi ka rezultuar që shtetasit “Gëzim Xhafa, Artur Bramo, Shpëtim Bega kryejnë aktivitetin kriminal të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në një rast të përgjimit, referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 “rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin i cili ishte i veshur me kostum sportiv, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 02.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në datë 31.10.2022 ora 17:210 deri në orën 17:34 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:

B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo

B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë

A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë

B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani

A-Po ja di numrin përmëndësh

A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore

B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër

A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë

B-Po na një gjë tjetër,mirë

A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë

A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë

A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu

B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën

B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash

A-Se duhet ta mbështes me na një letër

A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato

kartat shëndetësore,a na një pashaport a

B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke

A-Ë kartën,kartën e patentën

B-Po ma jep fotografinë mua njëherë,tashti si e ke emrin ti

A-Pezjet edhe pezjet njëqindë

B-Shiko tani ça desha me thënë unë …

A-Po,këtu ked he dy fotot,sduhen më shum se dy

B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri

B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën

A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin

A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite

B-Për motor sma mban bytha me ja bërë për motor se thot ai ku i bëri ky motorrin,makinën përnjëherë

A-Numrin tëm që tmë marrësh

B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin

A-Po,ja tek e ke,mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj

B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt

B-As mos e diskuto atë muhabetë

A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër

A-Përshëmbull dokumentat tona a…

B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti,jan budallenj njerzit

B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej

B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli

B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë,tetdhjetmij lek

A-O Tur hajd pra gjith të mirat.

Referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 03.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 03.11.2022 ora 12:20 deri në orën 12:25 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:

A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.

B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën

B-Ndërsa kartën e ke të sigurt

B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.

A-Po o vëlla ti a je në pzar me ta?

B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk I njeh mirë ti se ca jan!

A-O bos po ti do ta punosh, do tit hush kaq.

B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.

A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.

B-as unë se mora vesh, ça je tub o I thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.

A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do fals me ta në darkë tit ham ça don.

A-Sa shkon përafësisht ajo karta.

A-Se se mbajta mend, atë ditë.

B-Po ta thaës që dje a pardje.

B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.

A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.

B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.

A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.

B-Ajo është bam ram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.

B-Po ça të merrsha, të vishe tin ë dhjetë natës

……
A-Po të mar në telefon.

B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.

A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 30.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

Vazhdojnë bisedat me interes me datë 01.12.2022 dhe konkretisht:

Vazhdojnë bisedat me interes me datë 01.12.2022 dhe konkretisht:

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 28.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 28.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 03.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 04.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 18.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 18.11.2022 ora 10:20 deri në orën 10:23 të datës me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:

A-Hiç, e kam bo gishtin operacion dje, dhe e kam lidh.

A-A po të ecin punët?.Paska dal mirë!.

A-Do të mar, kismet nga e hana për nji porosi.Kam fol me ta, për në Angli i ban ti karta, e kta gjonat.

B-……biles, biles kan ik këta?.

A-Jo mo, janë atje ato.Dun ndonjë patentë, a ndojë gja.

B-Ooo, atje i ke origjinale fare.

A-A dun ndonjë gja, të shoh ça të më thonë.Bashkëpunojmë.

A-Unë du njerëz tak tak. Kam pas një tjetër, vonuka nga tre ditë, pesë ditë, shatatë dit.

A-S’haptë telefonin.I tham sot, sot.A e kupton?.

A-Kisha dhe për të taku vëllain e tij dje, i thashë o vëllai he, e ka mbaru punën burri huj. Arsyet e mija familjare,i çova me foto gishtin, çe jam në spital.Arsyet e mija i thashë, ka mbaru punë burri i huj.Nesër thash, shkoj e marr.

B-Ça thotë Turi, a ka pi alkol ma?.

B-Jo s’pi ma, ku pi ai.Po Turi, është një çikë.

A-Po prandaj i thashë atë dit, se i rashë katër herë telefonit e s’ma hapi.E kishim lanë për tu taku, dhe sma hapi. Thash atij, shokut tem i thashë o vëlla a e njef ti?.Po si se njof un, po thirre o vlla se ne nuk jena ka vrasim njerëz.Se ne kshu punësh bojnë.

B-…………ke mbaru punë ma bonte mu, pse më mer në telefon mu më tha!?.

A-Jo si kam ra kurrë ma qysh atë ditë si i thash, s’ma ke hap telefonin.Si kam ra ma, ai s’sheh mirë, lene kush i bie tjetër.Ai se di se unë kam ardh, për herë të dyte e për!.

A-Po, s’më nuk më pau pra!.

A-Ik.Hajt pra të bëj telefon .

B-Se jam tu pi kafe me nusen, aty mbrapa.

A-Të baj telefon, kismet të hanën.

A-Hajt cao o Gzim.Të baj telefon kismet të hanën, se nuk do jem sot e nesër knej.Se mi nis ai, sot ose nesër.