IMG_0187

Është caktuar për në orën 12: 30 në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn, e cila u shty dje pasi avokatët e kryebashkiakut kërkuan të njihen me provat e reja që prokurorët Dado dhe Veliaj paraqitën ditën e djeshme.

Gazetari Arsen Rusta ka mësuar se prova që prokurorët kanë paraqitur në gjykatë është një transkript në ambientet e IEVP-së mes Erion Veliajt dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj, ku kryebashkiaku i kërkon të nisë në media një fushatë denigruese kundër prokurorëve.

”MCN Live ka mësuar se teksa Veliaj është ndaluar me datë 10 shkurt dhe është vendosur në paraburgim dhe më pas, pas njohjes me masën e sigurisë ka kaluar më datë 12 në IEVP-në e Durrësit, gjykata  nga ana tjetër dhe Erion Bani ka miratuar një kërkesë të prokurorisë për të bërë përgjime ambientale.

Takimi me familjarët është përgjuar me vendim gjykate duke u konsideruar një indicie për të shkuar tek provat dhe dy hetuesit, Ols Dado dhe Altin Dumani kanë deklaruar se me vendimin e ndërmjetëm kanë survejuar takimet e kryebashkiakut Veliaj me të vëllain, Arbër Veliaj, ku ai e udhëzon të ndjekë një fushatë denigruese ndaj prokurorëve dhe kanë paraqitur si prova disa shkrime të publikuara në media online dhe televizive. Është krijuar një imazh për të intimiduar gjyqtarët dhe prokurorët. Ky është pretendimi i dy prokurorëve”.