thina dhe Selaniku kanë dhuruar surpriza në zgjedhjet lokale në Greqi. Grekët votuan për ndryshimin e kryebashkiakëve gjatë balotazhit të zgjedhjeve të qeverisjes vendore të së dielës në Greqi, me kandidatët e mbështetur nga konservatorët në pushtet që humbën ndaj të pavarurve ose kandidatët e mbështetur nga partitë opozitare.
Kur janë numëruar mbi 95% e votave për bashkinë e Athinës, fitues është shpallur Haris Doukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55.9% kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re” të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis.
Pak para orës 20:00 të së dielës, kompania “Sigular Logic” që publikon të dhënat tha se beteja në Athinë tashmë ishte vendosur. Mediat greke shkruajnë se menjëherë pas daljes së rezultateve, Bakojanis pranoi humbjen e tij.
Ai tha se e uroi Doukas në telefon dhe shtoi se ai dhe ekipi i tij janë në dispozicion të kryebashkiakut të sapozgjedhur. Ai po ashtu deklaroi se siç ishte zotuar edhe para zgjedhjeve do të vijojë të bëjë opozitë për problemet lokale të bashkisë.
“Faleminderit të gjithë ekipit tim për garën e mrekullueshme që u luajt. Unë jam përgjegjësi i vetëm për rezultatin. Unë po largohem me kokën lart…”, tha Bakoyanis.
Edhe Doukas bëri komentet e para pas fitores.
“Sot Athina foli. Dua të falënderoj nga zemra njerëzit e Athinës për nderin që më kanë bërë. E di përgjegjësinë e madhe që po marr përsipër. Dua të falënderoj nga zemra miqtë, partn