23 turistë janë shpëtuar pasi vendi i parkimit në hyrje të kanionit të Langaricës u përmbyt.

Në vendin e ngjarjes u dërguan forca policore, zjarrfikës dhe 1 fadromë. Fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar nga kjo ngjarje.

Turistët u evakuuan dhe u strehuan në hotelet e qytetit. Ata janë të kombësive të ndryshme si francezë, gjermanë e polakë.