Genti Pjetri i njohur si “Doktori” i “Fiks Fare” tregoi ditën e djeshme në emisionin “Të Harruarit” në Syri Tv, momentin kur u shkëput nga emisioni Fiks Fare. ‘Doktori’ tregoi se ishte alkooli shkaku kryesor që e hoqën nga ekrani, ndërsa thashethemet dhe ironitë brenda Top Channel e kishin përkeqësuar edhe më tepër gjendjen e tij. Ai tregon se ishte një person ai i cili kishte nisur këto shprehje ndaj tij, duke mos e bërë publik me emër. Pas atij momenti të dhimbshëm për të, për të kaluar mërzinë, ‘Doktori’ thotë se e teproi edhe më shumë me alkoolin.
“Nuk është se u shkëputa nga Fiks Fare, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin … dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje. S’ja vlen të flas shumë sepse personi që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di. Kur ta shohin le të flasin. E dua shumë.. E për të mos luajtur mendësh e mos të kaloja në depresion detyrohesha të pija pak më shumë secc duhet. Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vujt, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka… në qoftëse do të dënosh një aktor, hiqe nga skena. Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”, rrëfen Pjetri.