Hailey Bieber dhe Selena Gomez sapo kanë thyer internetin me foton e tyre të re. Fotografia, e postuar nga Tyrell Hampton, ka të dyja vajzat që pozojnë para objektivit të kameras duke i dhënë fund gjithë dramës së krijuar online. Një burim i thotë ET se duke bërë foton, Hailey dhe Selena donin të tregonin fjalën se mes tyre nuk ka më përplasje apo mëri.

Ndërsa një burim i afërt me Justin Bieber ka thënë për “Entertainment Tonight” se: Justin është shumë i lumtur me faktin që të gjithë mund të ecin përpara dhe se mund të ketë paqe mes të gjithëve.

Fotoja vjen vetëm dy javë pasi Hailey u shpreh në podcastin ‘Call Her Daddy’ muajin e kaluar në lidhje me ngacmimet me të cilat është përballur nga fansat e bashkëshortit të saj dhe ish-të dashurës së tij shumë të famshme, Gomez.