Selena Gomez duket se i ka ndarë rrugët me shoqen e saj, Francia Raisa, e cila i dhuroi një nga veshkat e saj në vitin 2017. Këngëtarja 30-vjeçare ishte e sëmurë rëndë me lupus kur shoqja, Raisa, tani 34 vjeç, i ofroi të dhuronte veshkën e saj duke bërë që këto dy vajza do t’i nënshtrohen procesit të vështirë dhe të dhimbshëm të transplantimit.

Gomez detajoi betejën e saj me shëndetin në dokumentarin e sapo publikuar “My Mind & Me”. Këngëtarja, megjithatë, nuk përmendi Raisa-n dhe në një intervistë të fundit me Rolling Stone, Gomez e quajti Taylor Swift si shoqen e saj të vetme të famshme.

Raisa është një aktore latine, e cila është shfaqur në një numër rolesh televizive dhe filmike, duke përfshirë Bring It On: All or Nothing, The Secret Life of the American Teenager dhe Grown-ish. Raisa, dukshëm e mërzitur e hoqi Gomezin nga Instagram pas publikimit të dokumentarit dhe nuk i pëlqeu që ajo tha se shoqja e saj e vetme e famshme ishte Swift.

Ditën e djeshme, Gomez la një koment nën një video të TikTok, duke shkruar: Më falni që nuk përmenda çdo person që njoh.

Gomez foli gjithashtu për Rolling Stone për transplantin e një veshke, megjithatë nuk e përmendi Raisan si donatoren e saj.

Selena dhe Francia ishin mikesha [ër më shumë se 10 vjet dhe i ishin referuar njëra-tjetrës si “motra” në të kaluarën. Në korrik, Francia zbuloi se duhej të ndryshonte dietën e saj pasi i dhuroi një veshkë Selenës.

“Për shkak se unë kam një veshkë funksionale dhe ajo vepron si një filtër për trupin tim, nuk mund të konsumoj aq shumë proteina. Unë ha shumë – e di që jam e dobët, por ha shumë – kështu që ishte një shqetësim shumë i madh për mua kur fola me mjekun”, tha ajo për Yahoo Life.

Por, vetëm një vit pas dhurimit të veshkave, të dy thuhet se patën një konflikt, pasi Francia nuk ishte e kënaqur me ‘mënyrën e pashëndetshme të jetesës’ të Selenës dhe pijen pas operacionit.