Banori i “Big Brother VIP Kosova”, Gjoni Karrica i njohur si Lugati është larguar përfundimisht nga ky format pasi para disa ditësh pësoi një sulm të rëndë epileptik dhe u transportua me urgjencë në spital.

Moderatori Alaudin Hamiti njoftoi gjatë prime se gjendja e tij është e mirë, por rrugëtimi i tij përfundon këtu sipas rregullave të “Big Brother”.
Banorët u mërzitën nga ky njoftim, madje dhe u përlotën teksa i dhanë Xhonit mesazhe mbështetëse.