Fieri vazhdon te mbetet vater e nxehte , e rasteve me covid 19. Sipas Drejtorit te Njesise Vendore te kujdesit shendetesor ne Fier, Arber Arapi , aktualisht me Covid jane te shtruar disa qytetare te cilet po marrin ndihme mjekesore jashte rrezikut per jeten teksa ka theksuar se te prekurit me se shumti jane emigrantet e kthyer ne vendlindje.
Po sipas tij , vetem per muajin gusht jane konfirmuar 113 raste me covid ne Fier, Patos e Roskovec nderkohe qe situata vijon me nje renie te lehte per muajjn shtator , ku aktualisht kane rezultuar pozitiv 98 raste nderkohe qe vatra me rastet e numrit me te madh mbetet qyteti Fier , i ndjekur nga Roskoveci dhe Patosi.
Drejtuesi i Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor ne Fier ka pohuar gjithashtu se simptomat e ketij virusi jane me te lehta nga ato te periudhes se pandemise por nuk duhen neglizhuar nga qytetaret. Arapi ka bere me dije gjithashtu se cdo dite kryhen mbi 50 testime nderkohe qe edhe bluzat e bardha apelojne per kujdes te shtuar nga ky virus si dhe per vaksinim.
Nderkohe Fieri ne periudhen e pandemise ishte ne zonen e kuqe te Ministrise se Shendetesise nga rastet e shumta te te prekurve me covid 19 duke e renditur ne tre qarqet me te infektuara ne vend.