![-640-0-policia-rrugore-1024x570-1723838931](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2024/08/640-0-policia-rrugore-1024x570-1723838931.jpg)
Një 16-vjecare është vetëplagosur pasditen e sotme me armë zjarri në lagjen “Liri Gero” në Fier.
E mitua është transportuar menjëherë në Spitalin e qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia drejt vendngjarjes ndërkohë që shkaqet që e kanë çuar 16-vjeçaren drejt këtij akti, ende nuk dihen.
“Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë). Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.