Sot, në Tapizë të Fushë-Krujës, një i ri në gjendje të dehur plagosi shokun e tij me armë e më pas veten.
Në ambientet e një lokali në fshatin Qerekë të Tapizës, 6 shokë ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e një 25-vjeçari, Lorenc Cani.
Pas konsumimit të alkoolit, ka nisur një sherr mes tyre dhe Lorenci qëllohet me armë në shpatull nga 25-vjeçari Xhentil Sefa.
Ky i fundit, më pas plagosi veten me armë në dorë dhe të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, dy prej shokëve kanë kallëzuar krimin, duke deklaruar në polici ngjarjen dhe janë lënë të lirë.
Autori, pronari i lokalit dhe një prej shokëve që nuk kallëzoi krimin u arrestuan.