Einxhel Shkira ka dhënë së fundmi një intervistë për “Who” ku i ka rrëfyer të gjitha. Moderatorja, e cila është në fund të pritjes së ëmbël, është pyetur përse e mohoi që ishte shtatzënë në fillimet e saj.
“Ndoshta si fillim ka qenë frika dhe pasiguria në gjendjen time shëndetësore, e cila nuk ka qenë në majat e veta më të mira për shkak të komplikacioneve të mia që kisha në atë periudhë. Të mos harrojmë ndër të tjera se sa kisha nisur të rehabilitoja një krah të thyer me shumë hekura në të. U bëra paranojake dhe jo se kisha frikë nga supersticionet, më shumë sesa nga alarmi dhe lumturia që do t’i shkaktoja njerëzve të zemrës, që pastaj do e kisha tepër të rëndë nëse gjithçka nuk do të shkonte si duhej. Kështu që prita, e mbajta shtatzëninë, ankthin, stresin dhe frikën për vete”, ka treguar ajo.