Për ditë me radhë Einxhel Shkira ironizoi mediat që raportuan se ajo është në pritje të ëmbël. Mirëpo, moderatorja është fotografuar nga “Vipat e Bllokut” gjatë një ecje me Dj Dagz.

Edhe pse kishte vendosur syze dhe kapele nuk i ka shpëtuar syrit të njerëzve që e kanë identifikuar menjëherë. Ish-banorja e “Big Brother VIP” shihet e veshur me të gjëra në mënyrë që të kamuflojë shtatzëninë por gjithsesi barku i rrumbullakosur është tashmë i dukshëm.

Një javë më parë “Prive” raportoi se Einxhel do bëhet nënë për herë të parë dhe se ishte në javën e 16 të shtatzënisë.